I ”shtrëngon dhëmbët” biznesit të madh, Rama: Aleancë qeveri-biznes i vogël

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari nga makina, duke thënë se nga janari biznesi i vogël nuk do të ketë askënd që ta kontrollojë përveç vetëvetes. Nga aleancë qeveri-biznes i vogël, kreu i qeverisë thekson se do të garantohet që të mëdhenjtë të mos kenë mundësi të fshehin të ardhura.

”Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat. Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë”, tha Rama.

SHKARKO APP