I shtrirë në tokë, por i vetëdijshëm, makina “fluturon” 2 metër në ajër burrin me biçikletë në Elbasan, rëndë në spital (Foto)

Një person i cili po tentonte të kalonte rrugën me biçikletë është përplasur nga një autoveturë dhe për pasoje ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në fshatin Katund i Ri në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Të njëjtat burime konfirmuan se personi që u përplas nga automjeti “fluturoi” në ajër rreth 2 m nga goditja. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” ai duket i shtrirë në mes të rrugës por i vetëdijshëm ndërsa pranë tij ndodhet një punonjës policie.

SHKARKO APP