I shumëkërkuar prej 8 vitesh, kapet në Gjermani shqiptari

Një shqiptar i cili kërkohej për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve është arrestuar falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe autoriteteve policore gjermane.

Sipas policisë i arrestuari është Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policise, ai më bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

NJOFTIMI

Kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Elton Sako, në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

SHKARKO APP