“I thashë pse me sheh dhe i futa dy shpulla, ai më qëlloi me pistoletë”

Martin Iskurti, 27 vjeç, është qëlluar ditën e dielë me tre plumba në mes të Tiranës, një në këmbë dhe dy në bark. Për fat, ai ka mundur të shpëtojë, ndërkohë që autori Bledar Vani, 26 vjeç, tashtë është arrestuar. Iskurti ka rrëfyer për mediat ngjarjen e ndodhur, e cila sipas tij, ka ndodhur për një ngjarje fare banale, të ndodhur një vit më parë.

“Para më shumë se një viti kam pasur një konflikt të vogël me të, por jo ndonjë gjë serioze. Nisi si një sherr banal kur unë punojë në një servis në Kinostudio. “Ose më sheh”? S’po të shoh”, diçka e tillë. I pata thënë ik o djalë na lërë rehat në punë dhe e kam goditur me dy shuplaka. Kaq! Ai më solli dajën dhe djalin e xhaxhait me të cilët u sqarova dhe i thashë që unë nuk do e prekja më me dorë. Pas kësaj unë me të jam ndeshur qindra herë në rrugë, pasi ai kalon shpesh para servisit ku unë punoj, por nuk kam pasur asnjë konflikt apo komunikim me të. Ndoshta u bë trim ngaqë i ra një pistoletë në dorë”, tregon nga spitali 27­-vjeçari.

Ai thotë gjithashtu se nëse pistoleta e Bledar Vanit të mos punonte mirë, tani do të ishte i vdekur.

 

SHKARKO APP