I theu xhamin e makinës, sherr me thika mes dy të rinjve në Memaliaj

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas një sherri me thika të ndodhur mes tyre.

Fillimisht Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, ka goditur me sende të forta Klevis Sakën dhe i ka thyer xhamin e parë të makinës.

Më pas 20 vjeç, po ashtu banues në Memaliaj, ka tentuar ta godasë me thikë duke e dëmtuar lehtë në trup 22-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Memaliaj

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lëhtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.

– Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?