I treguan forcën policisë, kapen 2 “problematikët” në Pogradec

Dy persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec. Mësohet se përplasja me policinë ka ndodhur në momentin kur dy të rinjtë po ziheshin mes tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S.Ç, 38 vjec dhe D.G, 39 vjec, banues në Pogradec.

Policia pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.3, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin, është nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.Gjatë momentit të shoqërimit të palëve për në ambjentin e Komisariatit, shtetasit e mësipërm, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?