I vë flakën kioskës së xhaxhait, digjet edhe vetë 27-vjeçari. Niset me urgjencë drejt Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ditën e sotme, ku një 27-vjeçar ka tentuar të djeg objektin e të afërmit të tij duke mbetur edhe vetë i dëmtuar.
Nga njoftimi i policisë, mësohet se bëhet fjalë për një person me inicialet E.A, 27 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar pas djegies së kioskës së xhaxhait të vetë shtetasit me iniciale B.A.
27-vjeçari është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Fier
Në fshatin Velmisht, Rroskovec, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..
27 vjeçari gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
KOHA JONË SONDAZH

