I veshur si polic, atentatori qëlloi Edison Begajn në sy të fëmijëve

Të tjera detaje janë mësuar nga krimi në Vlorë. Edison Begaj, i cili u plagos gjatë fundjavës teksa po kthehej në shtëpi, u qëllua me pistoletë në sy të fëmijëve nga një person i maskuar si polic. Begaj është qëlluar me pistoletë nga një person i veshur me uniformë policie, që i afrohet në këmbë.

Begajt u qëllua pesë herë, mirëpo fatmirësisht për të katër plumba e prekën në këmbë duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 majit teksa e gjithë skena është parë nga dy fëmijët, të cilët ishin ulur në sediljen e parë të makinës së Begajt.

Pasi u plagos, Begaj është dërguar në spital nga bashkëshortja. Çifti ka lëvizur bashkë me fëmijët duke pasur frikën e një atentati të dytë. Policia dyshon se Begajt iu bë atentat për ta vrarë për “larje hesapesh” ose “prishje pazaresh droge”.

SHKARKO APP