I vihet flaka makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë. Autorët me maska anti-COVID e kapele (Video)
Dy persona të maskuar kanë djegur makinën e shefit të paraburgimit në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, aty ku dhe banon shefi i paraburgimit Feim Sinani. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, autorët kanë të maskuar me maska dhe kapele, i kanë thyer xhamat e përparmë të mjetit me tagrë AA 091 NB, e kanë spërkatur me benzinë dhe i kanë vënë flakët.
Për pasojë mjeti është shkrumbuar i gjithi, siç shihet edhe në pamjet që Report Tv sjell. Nuk dihet ende identiteti i autorëve dhe as shkaqet, por nga dyshimet e para, mendohet se bëhet fjalë për shkak të funksionit të Sinani mban.
“Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.