I vihet tritol dyqanit në Fushë-Krujë

Një sasi e vogël tritoli i është vënë në hyrjen e dyqanit një 30 vjeçari në Fushë-Krujë. Raportohet se ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?