I vjedhin portofolin dhe e dhunojnë, kush janë dy grabitësit në Mirditë (EMRAT)

Një grabitje është regjistruar sot në Mirditë, ku një person i kanë vjedhur portofolin. Por dy autorët, tashmë në pranga, nuk janë mjaftuar me vjedhjen, pasi shtetasi me inicialet N.GJ, ka rënë pre e dhunës së tyre.

Mësohet se Angjelin Perleka dhe Erjol Shtjefanaku kanë arritur të marrin portofolin e shtetasit më sipër, brenda të cilit kishte 200 mijë lekë.

Ndërkohë grabitësit kanë dhunuar me sende të forta shtetasin me inicialet N.Gj.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve, e shtetasve Angjelin Perleka, 29 vjeç, banues në Mirditë dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, banues në Mirditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale” Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?