I vodhi 10 mln lekë burrit për të dashurin, nusja lihet në burg

Lihet në burg çifti i të dashuruarve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 10 milionë lekë të vjetra, në banesën e bashkëshortit të 24-vjeçares Lorena Arapi.

Nusja i merrte paratë në banesën e burrit dhe i shpenzonte me të dashurin e saj, dhe pretendoi se këtë veprim e kryente në shenjë hakmarrje për shkak se nuk kishte dashur të martohej asnjëherë me burrin.

Shpenzimet e kësaj shume u konsiderua nga ana e 28-vjeçarit Adiol Çifliku si absurde për t’u cilësuar vepër penale.

Avokati mbrojtës kërkoi lirimin e klientit, me arsyetimin se nëse ai ka pranuar paratë e të dashurës së tij, Lorena Arapit, nuk do të thotë se i ka vjedhur ato.

Në orën 11:00, e dyshuara Lorena Arapi u paraqit në Gjykatën e Sarandës. 24-vjeçarja nuk pranoi të fliste, por kërkoi mbrojtje nga gjykata, e cila i caktoi avokat Merdan Norën.

Avokati Nora kërkoi një masë të butë sigurie për klienten e tij, pasi ajo është nënë e dy fëmijëve, më i vogli prej të cilëve dy vjeç, të cilin ajo e ushqen me gji.

Sipas avokatit, Lorena pranoi vjedhjen, jo të 10 milionë lekëve, por të një shume më të vogël.

Kjo u kundërshtua nga prokurori, sipas të cilit 24-vjeçarja nga Berati jo vetëm që pranoi vjedhjen e 10 milionë lekëve, por u shpreh se ka marrë disa herë edhe shuma të tjera.

Prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Arapin. Në përfundim të seancës, gjyqtarja Ketra Bajrami pranoi kërkesën e akuzës, duke lënë në burg 24-vjeçaren deri në përfundim të hetimeve.

SHKARKO APP