I vodhi 3 mijë euro Elvana Gjatës, hajduti dënohet me 3.6 vite burg

 

Elvana Gjata ka përjetuar një situatë të pakëndshme, në një moment gëzimi, pasi ishte përgatitur për hapjen e biznesit të saj të ri në Tiranë, që ka të bëj me shitjen e fustaneve të nusërisë.

Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor 2015, teksa ishte ende në fazën e fundit të punimeve, por në ambientet e biznesit, mësohet se asaj i kanë vjedhur dy telefona celularë, portofolin me dokumente personale si dhe një shumë prej 3 mijë eurosh.

Këngëtarja ka bërë edhe një kallëzim në Policinë e Tiranës.

Identiteti i autorit është zbardhur nga policia pasi mori dëshminë e këngëtares dhe personat e dyshuar prej saj dhe ka ushtruar një kontroll në banesën e tij ku u gjendën disa nga sendet e vjedhura. Kontrolli u ushtrua në banesën e Ervin Tahirit, brenda të cilit policia ka gjetur dhe një pistoletë imituese zhurmash, disa fishekë luftarakë dhe një vazo me bimë kanabis sativa.

Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor të pandehurin Ervin Tahiri për akuzën e “vjedhjes”, “mbajtjes pa leje të municionit luftarak” dhe “kultivimit të bimëve narkotike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burg.

Sakaq, ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Elvana Gjata e kallëzoi personin në fjalë më 22 qershor 2015, ku ka pohuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se hapi një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina”. Dhe gjatë ditës që ishte duke u marrë me biznesin e saj, ka ndodhur edhe vjedhja.

Këngëtarja nuk ka vonuar dhe ka njoftuar më pas policinë që me anë të kamerave të sigurisë ka zbuluar se autori ishte Ervin Tahiri.

Gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar për grabitje, policia thotë se gjeti 1220 euro dhe portofolin e Elvana Gjatës. Brenda në portofol ndodhej edhe leja e drejtimit të mjetit në emër këngëtares dhe karta e saj e kreditit.

SHKARKO APP