I vranë babain, Gjin Guri i del në mbrojtje kushëririt: Policia të gjejë autorët

Gjin Guri mbeti i plagosur, por babai i tij Zef Guri u qëllua për vdekje. Nga shtrati i spitalit, ai ka hedhur poshtë pretendimet e policisë vendore të Shkodrës se djali i xhaxhait Gjovalin Guri është autori i kësaj ngjarje të rëndë. Gjin Guri e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Edhe i dyshuari Gjovalin Guri mohoi akuzat ndaj tij të cilat i hedh poshtë edhe vetë i plagosuri Gjin Guri. i cili kërkon nga policia që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së babait dhe jo të akuzojë djalin e xhaxhait që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 27 shtator në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

46-vjeçari, i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh, e cila është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia.

SHKARKO APP