I vr*në nipin 20-vjeç në oborr, xhaxhai: Jetonte me bagëti

Vrasja në fshatin Guci e Re në Shkodër e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ka tronditur vendin. Ai është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij dhe u gjet i vdekur nga xhaxhai.

Ky i fundit thotë se fillimisht i kishin thënë se nipi i tij ishte therur me thikë, por më pas rezultoi se ishte sulmuar me armë zjarri. Ai shton se nuk dinte që nipi të kishte probleme me njeri.

“Paulini është djali i vëllait tim, nipi. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Fillimisht na thanë se është therur me thikë. Nuk ka shumë që e mora vesh. Nuk e di se nipi kishte probleme me kënd. Nuk e kemi idenë pse e kanë vrarë. Ka jetuar mes Dukagjinit dhe Gucisë. Në Dukagjin merren si familje me bagëti. Gjendja ekonomike është diçka, sa për të ngrënë një kafshatë bukë. Policia e di vetë punën e saj për ta zbardhur ngjarjen”, tha xhaxhai i viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?