I vunë tritol në makinë, flet pronari: Sapo isha futur në banesë kur…

Pas shpërthimit me tritol të një automjeti mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka folur pronari i makinës, Nazmi Badulla.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve ai ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në makinën e tij.

“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”, mësohet të ketë thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 20:25 në lagjen Partizani në Shkodër. Mjeti tip fouristradë X5 ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së Nazmi Badullës, ndërsa si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nazmi Bandulla rezulton person me precedent të mëparshëm penal për konflikte brenda familjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?