I vunë tritol poshtë Benz-it, policia jep detajet e atentatit në Vlorë: Forcat RENEA bënë çaktivizimin
Një automjeti tip Benz i është vënë një sasi tritoli mbrëmjen e kaluar rreth orës 01:30 të natës. Policia ka dhënë detajet duke thënë se makina ishte e parkuar dhe policia ka vënë perimetrin e sigurisë derisa forcat antieksploziv të Reneas arritën për të çaktivizuar pakon me lëndë plasëse.
Njoftimi i plotë:
Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.