I vuri tritol një banesë, policia arreston 42-vjeçarin në Orikum
Arrestohet autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 12 prill, ku iu vendos tritol një banese. Ngjarja ndodhi në lagjen “Xhenio” në Orikum.
Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me inicialet A. TH. dhe si pasojë u dëmtua vetëm dera e banesës.
Të njëjtat burime thanë se autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi me inicialet R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.