I vuri zjarrin vreshtave të komshiut, pranga 25-vjeçarit
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 15:53
Një 25-vjeçar nga fshati Shalë i Konispolit është arrestuar nga policia.
Mbi të rëndon akuza e zjarrvënies së qëllimshme.
Bëhet fjalë për Sajmir Abdulin, i cili u kap teksa po i vinte zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke, në vendin e quajtur Shalë.
Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
KOHA JONË SONDAZH

