I zhdukur/“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”, shkruan në mesazhin për familjarët e tij 38-vjeçari Orgel Fusha

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”, shkruan në mesazhin për familjarët e tij 38-vjeçari Orgel Fusha.

Familja e 38-vjeçarit, i cili prej 6 muajsh jeton në Spanjë, është e shqetësuar për jetën e tij, pas mesazhit që dyshohet se ua ka dërguar ai.

Mesazhi u dërgua tetë ditë më parë, dhe që atëherë nuk ka pasur më kontakte me Orgel Fushën, çka ka bërë që familja e tij të dyshojë se ai mund të ketë rënë pre e një vrasjeje.

Familjarët i bëjnë thirrje gjithashtu shokëve të tij, që ndoshta kanë informacion më të detajuar, për të kontaktuar dhe për të ndarë çdo të dhënë që mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të 38-vjeçarit./JOQ/

SHKARKO APP