I zhdukur që prej 7 janarit, familjarët në kërkim të biznesmenit italian Davide Pecorelli
Në policinë e komunës Citta di Castello në provincën e Perugias është depozituar denoncimi për zhdukjen në Shqipëri të shtetasit Davide Pecorelli.
Në këtë qytet jetojnë ish bashkëshortja e tij e fëmijët. Me shumë gjasa denoncimi është bërë nga këta familjarë.
Davide Pecorelli dhe partnerja shqiptare jetojnë e janë rezidentë në një tjetër komunë, në San Giustino po në provincën e Perugias.
Partnerja shqiptare ka dorëzuar tek autoritetet policore italiane materiale e objekte personale të Davide Pecorelli për të vlerësuar ADN në ekspertizën mjeko ligjore në automjetin e djegur ne Shqipëri.
Policia shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të ish-arbitrit dhe sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë që prej datës 6 janar 2021.
Asnjë gjurmë që prej 7 janarit, detaje të reja nga zhdukja e ish-arbitrit italian
Biznesmeni italian, 45 vjeç, kishte ardhur në Shqipëri për një udhëtim në disa zona të vendit ku po shikonte mundësinë e zhvillimit të bizneseve por makina e tij e marrë me qira në aeroport është gjetur e djegur me disa sende personale brenda.
Asnjë lajm prej 10 ditësh, ende enigmë fati i biznesmenit italian i zhdukur në Shqipëri
Sipas policisë, automjeti u gjet plotësisht i djegur natën midis 7 dhe 8 janarit në zonën e Pukës, në veri të Shqipërisë, në një zonë malore.