I zhvatën paratë 30-vjeçarit, arrestohen dy hajdutët në Lushnje
Dy hajdutë janë vënë në pranga në Lushnje të akuzuar për vjedhje. Në pranga kanë rënë shtetasit në kërkim: Nuri Hatija, 21 vjeç dhe Eduart Sharka, 23 vjeç, te dy banues në Lushnje.
“Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M, 30 vjeç një sasi lekësh”-njofton policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1.Nuri Hatija, 21 vjeç, banues në Lushnje.
2.Eduart Sharka, 23 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M, 30 vjeç një sasi lekësh.
Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
KOHA JONË SONDAZH

