IAEA konfirmon nivele normale rrezatimi në centralin bërthamor të Zaporizhas

Nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhas, i cili ndodhet nën kontrollin rus në Ukrainë, mbeten normale pas një sulmi të dyshuar me dron, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Ekspertët e IAEA-s të vendosur në central inspektuan pjesën e jashtme të sallës së turbinave të dëmtuar dhe konstatuan se gjurmët e gjetura janë në përputhje me ndikimin e një droni.

Sipas agjencisë, janë vërejtur mbetje të djegura të fibrave optike, dëmtime në një kapak metalik hyrës në ndërtesë dhe disa copa mbeturinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Administrata e centralit e vendosur nga Rusia dhe kreu i korporatës shtetërore ruse për energjinë bërthamore, “Rosatom”, Aleksei Likhachev, deklaruan dje se një dron kishte goditur sallën e turbinave të reaktorit numër gjashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata akuzuan ushtrinë ukrainase për sulmin, duke pretenduar se ishte përdorur një dron i drejtuar me fibër optike, por pa paraqitur prova.

Ushtria ukrainase i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si një përpjekje të Rusisë për “shantazh bërthamor”.

Ndërkohë, IAEA theksoi se nuk komenton kurrë mbi palën që mund të jetë përgjegjëse për sulme të tilla.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, e cilësoi incidentin si serioz, duke paralajmëruar se ai rrezikon parimet themelore të sigurisë bërthamore. Ai përsëriti se sulmet ndaj objekteve bërthamore janë të papranueshme dhe duhet të ndalen për të shmangur rrezikun real të një aksidenti bërthamor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?