Ibrahimaj: 18 mijë biznese kanë aplikuar për pagën e luftës, shpërndarja sot dhe nesër
Në vetëm 2 ditë, në regjistrin e Tatimeve janë regjistruar më shumë se 18 mijë biznese dhe 43 mijë punonjës që kërkojnë të përfitojnë bonusin prej 40 mijë lekësh. Në një intervistë për Rtv Ora, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, shrpehet se pagesa për përfituesit do të nisin nga dita e sotme.
Më shumë se 18 mijë biznese dhe 43 mijë punonjës kanë aplikuar për të përfituar shumën prej 40 mijë lekësh.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për Rtv Ora, shrpehet se në vetëm 2 ditë, është miratuar kërkesa e më shumë se 17 mijë bizneseve dhe 38 mijë punonjësve.
Ibrahimaj: Kanë ardhur 24 mijë nipte për më shumë se 40 mijë të punësuar. Rreth 39 mijë janë miratuar dhe do të paguhen brenda ditës së sotme dhe të nesërme. Procesi i paketës së dytë është ndryshe nga procesi i parë. Për shumicën e rasteve nuk ka nevojë për verifikim nga administrata tatimore dhe do të procesohet automatikisht.
Të skualifikuarit nga paketa e parë që do të përfitojnë nga paketa e dytë, përllogariten në shifrën e rreth 17 mijë bizneseve.
Ibrahimaj: Rreth 35 mijë subjekte që u është refuzuar kërkesa për pagë lufte në paketën e parë, mbi 16 mijë prej tyre kanë analizuar dhe janë përfitues të paketës së dytë.
Ibrahimaj ka një apel për të gjithë subjektet që kanë hasur vështirësi në përfitimin e bonuseve, për shkak të gabimeve të kryera në regjistrimin e bizneseve.
Ibrahimaj: Kemi konstatuar që aktiviteti që ushtron subjekti dhe kodi ACE në shumë raste nuk përkojnë ose janë jo mirë të specifikuara. U bëj thirrje të gjithë subjekteve që u është refuzuar paga e luftës për këtë arsye të shkojnë pranë sporteleve të QKB dhe të ndërrojnë kodin ACE. Të gjithë subjektet që janë persona fizikë mund të aplikojnë online te e-Albania.
Pagesa e siguracioneve të punonjësve në këtë periudhë pandemie, për Ibrahimajn, është një marrëdhënie mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Ibrahimaj: Jo të gjithë stafet e bizneseve që kanë qenë të mbyllura janë larguar nga sigurimet, kjo është një zgjedhje e punëdhënësit dhe punëmarrësit nëse ata do ti paguajnë sigurimet apo jo.
Sipas qeverisë, nga paketa e dytë financiare parashikohet të jenë 176 mijë përfitues,100 mijë prej të cilëve, punonjës të bizesit të vogël, 10 mijë nga sektori i turizmit dhe 66 mijë të punësuar në biznesin e madh.