Ibrahimaj: Mund ta mbyllim Bordin e Transparencës për karburantet
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës për mediat tha se situata e çmimit të hidrokarbureve në vend po shkon drejt normalizimit dhe se kjo mund të çojë në mbylljen e aktivitetit të Bordit të Transparencës.
“Bordi i Transparencës është në fuqi. Në bazë të analizës së funksionimit dhe analizës së çmimeve. Bordi në bazë të vendimeve të GJK do të ketë një formë tjetër ligjore për mbylljen e aktivitetit të bordit. Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Ka qenë një instrument që ka ndihmuar në mosarritjen dhe në mbajtjen në kontroll të çmimeve të karburanteve. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit”, u shpreh ministrja.