Ibsen Elezi denoncon Belind Këlliçin: Unë një manipulator vote nuk kam sesi e promovoj politikisht

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zbuluar fakte të manipulimit të zgjedhjeve brenda selisë blu nga ana e Belind Këlliçit. Duke folur në ”Euronews Albania”, Elezi tha se ishte pikërisht Këlliçi ai që falsifikoi procesverbalet ku nga 1900 persona numërohen sikur të jenë 4900 vota.

“Në momentin e parë të kandidimit, janë 8 persona që unë i kam akuzuar për personat që kanë manipuluar proceset që nga viti 2018-të, edhe brenda PD-së. Janë në një farë mënyrë manipulatorë votash. Jo në një farë, por drejtpërdrejt. Unë një manipulator vote nuk kam sesi e promovoj politikisht.

Është një dokument i firmosur, ku Këlliçi, ka zbardhur një procesverbal, një akt zgjedhor, ku 1900 persona numërohen për 4900. Më e pastër nuk ka, është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Një person që është në një komision dhe harton një procesverbal zgjedhor të tillë, është një person që mund t’i bëjë të gjitha të tjerat”, tha Ibsen Elezi.

SHKARKO APP