Ideja e Monika Kryemadhit xhelozon Edi Ramen

 
 
Takimet e saj elektorale janë një spektakël më vete përsa i takon formës. Rama e ka konstatuar disa herë këtë, madje kontasti mes tubimeve të PS dhe atyre të LSi u pa qartë në takimin e Veliajt me gratë në Pallatin e Sportit në Tiranë, ku ndihej dora e mjeshtrave të LSI. Por kulmi u shënua dy ditë më parë në mitingun e Lezhës. Një tubim që mund të krahasohej me ceremoninë e vizitës së Papës në Tiranë. Për herë të parë pjesmarrësit ishin ulur në karrike në shesh, rrethuar nga ekrane, postera dhe mbi një tapet që mbulonte një hapësirë gjigante. E gjitha ishte ide e deputetes Monika Kryemadhi, e cila ka ide novatore ne çdo fushate. Fotot e mëposhtme flasin vetë:
Edi Rama ka mbetur i shtangur kur ka parë këtë event në Lezhë. I shtangur por edhe i dëshpëruar që ai vetë nuk mundet më të prodhojë diçka të ngjashme. Në kampin e tij kanë mbetur një grusht njerëzish të konsumuar, kopje të zbehta të Ramës së dikurshëm, ose disa të tjerë që idetë i kanë vënë në funksion të përfitimit nga pushteti. Një kontrast i fortë, që e nxjerr më në pah varfërinë kreative gjithnjë në rritje të kryeministrit, dikur simbol i imazhit goditës. 
Ata që kanë qenë afër Ramës gjatë mitingut të Lezhës dëshmojnë se ai herë pas here e ka shprehur me zë të lartë habinë. Madje i ka thënë Monika Kryemadhit se vetëm ajo dhe ndoshta Partia Komuniste Kineze mund të prodhonin evente të një lloji të tillë. Por habia ska zgjatur shumë dhe dëshpërimi është kthyer në një lloj revanshi. Kryeministri ka dhënë urdhër që takimi i tij këtë të mërkurë në mbrëmje në Elbasan të jetë në lartësinë e atij të LSI në Lezhë. Skengrafia e mëparshme është eleminuar, aktivistët e PS atje janë hedhur në aksion për të gjetur 4- 5 mijë karrike për t'i ulur pjesmarrësit njësoj si në Lezhë. Madje po njëlloj është mbuluar me tapet edhe rruga përpara stadiumit Elbasan Arena. Karriket po merren hua si nëpër dasma nga restorantet e qytetit, por një pjesë thuhet që po dërgohet edhe nga Lezha prej aletatit LSI që po i vjen në ndihmë kryeminsitrit. Ethet kanë mbërthyer ndriçuesit dhe skenografët, ndërsa regjia televizive duhet të ndryshojë skemën e transmetimit. Gjithë qyteti është ngritur në këmbë që kryeministri të ketë një skenë të denjë, të ngjashme me ato të LSI, për të treguar që instikti i tij i artistit nuk ka vdekur dhe nuk është zëvendësuar nga ai i burokratit. Fotot që vinë nga Elbasani e tregojnë këtë:
Ngacmimi i marrë në Lezhë e ka bërë Ramën të reagojë duke transformuar gjithë mitingun e Elbasanit. Por nëse dikush do ta pyeste se a di se për kë po bën këtë dhe ai do të përgjigjej: për të prezantuar Qazimin, atëherë do të duhej vërtet të huazonte edhe vullnetin e LSI për të mos rënë totalisht në krahët e dëshpërimit.

SHKARKO APP