Identifikimi biometrik, Hasa: Të mos humbet kohë, qeveria të garantoje fondet

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të angazhohet për identifikimin biometrik, ndërsa qeverisë për garantimin e fondeve që duhen. Ish- deputeti, Endri Hasa, thotë se teknologjia do t’i jape fund nje serie problematikash.

Partia Demokratike i kërkon Komsionit Qendror të Zgjedhjeve që të angazhohet për garantimin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Ish-deputeti demorkat, Endri Hasa, njohës i mirë i sistemeve elektronike, thotë se koha është e mjaftueshme që identifikimi biometrik të garantohet në çdo qendër votimi.

Hasa: Shpresoj që procesi të vazhdojë akoma më shpejt, qeveria të mos vonojë asnjë ditë për të alokuar buxhetin e plotë të nevojshëm për projektin e identifikimit biometrik dhe menjëherë të kalohet në negociimet me prodhuesit dhe në implemtimin sa më parë të këtij projekti shumë të rëndësishëm për zgjedhjet shqiptare.

Deri më tani 6 kompani i janw përgjigjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të sjellur ofertën për teknologjinë.

Hasa thotë se kostot e ofruara janw ato të parashikuara.

Hasa: Nuk ja vlen të merremi me kostot e buxhetimit, por në radhë të parë të merremi me benefitet që do ti sjellë standardeve të zgjedhjeve, demokracisë shqiptare. Ky është jë proces shumë i rëndësishëm për të garantuar që të votojnë ata që kanë të drejtë të votojnë, të dënohen abuzuesit dhe të evitohet çdo lloj shkelje që ndodh gjatë procesit të identifikimit të zgjedhësve në Qendrat e Votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kontaktuar 22 kompani për indentifikimin elektronik në çdo qender votimi dhe projektin pilot në 20 përqind të vendit për votimin elektronik.

Teknologjia ne zgjedhje dhe monitorimi me kamera i qendrave të votimit është kërkese e opozitës dhe u reflektua në ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

SHKARKO APP