Identifikimi elektronik/ KQZ zhvillon procedurën prokuruese të pajisjes me teknologji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit 1 kompani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?