Identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt

E drejta e votës është një e drejtë themelore, e cila duhet të ushtrohet me vullnet të lirë, në mënyrë të barabartë dhe transparente.

Për të mundësuar këtë transparencë zgjedhore, për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet identifikimi elektronik, pajisja që garanton votim të sigurt, duke eliminuar krejtësisht shkeljet që mund të hasen në qendrat e votimit. Identifikimi elektronik ka si synim kryesor përshpejtimin e procesit të numërimit të votave, për të na njohur sa më shpejt me verdiktin e qytetarëve shqiptarë.

Pajisja e kompanisë lider “Smartmatic”, ka marrë pjesë në zgjedhjet e 5 kontinenteve, duke regjistruar 5 bilionë votues, me eficencë të plotë, pa paraqitur asnjë gabim. Në Shqipëri, zbatohet si një risi teknologjike, e cila i bashkohet punës së komisionerëve në çdo qendër votimi dhe ofron një ndihmë esenciale në procesin e votimit, duke i bërë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më datë 25 prill 2021, qytetarët shqiptarë do të mund të zgjedhin, votojnë dhe vendosin për zgjedhjet parlamentare, përmes sigurisë së plotë të identikimit elektronik.

SHKARKO APP