Identifikohen 2 pilotët që humbën jetën

Ministria e Mbrojtjes ka konfiruar emrat e viktimave nga rrëzimi i helikopterit. Ata janë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramucca. Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh.

Bëhet fjalë për helikopter francezë të markës Kugar, të blerë në vitin 2009. Helikopteri pesë vendësh ishte në kthim kur në oren 13:45 ka humbur komunikimin me kullen e Rinasit dhe është zhdukur nga radarët.

SHKARKO APP