Identifikohen 3 shqiptarët e kapur me 113 kg drogë në Greqi

113 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin me Shqipërinë prej policisë greke. 3 të rinj shqiptarë janë arrestuar për shkak të sasisë së drogës që u gjet në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Tre shqiptarët e arrestuar janë Hysni Banaj, 31 vjeç, nga Fieri; Anxhelino Minaj, 23 vjeç nga Fratari i Mallakastrës dhe Gerti Bendaj, 24 vjeç nga Fratari i Mallakastrës.
Ata janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë.

Nga të dhënat e policisë Greke rezulton qe këta persona kane hyrë ne territorin grek nga zona e Kakavijës në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu atyre u janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?