Identifikohen 6 raste të reja me COVID-19 në Durrës, 2 nga të infektuarit personel mjekësor

6 raste të reja pozitive me koronavirus janë identifikuar sot në Durrës.

Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 13 tamponë, nga të cilët 6 rezultuan me virusin vdekjeprurës.

Po ashtu mësohet 2 nga të infektuarit janë personel mjekësor i spitalit të Durrësit, ndërsa 4 janë kontakte. Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 50 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur këto ditët e fundit. BW

SHKARKO APP