Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që u vranë në Londër

Janë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Policia vendase njofton se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasin kosovar, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.

Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.

Autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, njëri prej tyre shqiptar. B., Berisha, 42 vjeç, dhe K., Tuwisana, 31 vjeç, dyshohen si autorë të vrasjeve. “Scotland Yard” ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje.

SHKARKO APP