Identifikohet automjeti i autorëve të ngjarjes në fshatin Prush, rezulton me targa të vjedhura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prush të Tiranës, ku disa persona tentuan të grabisnin një banesë në afërsi të një biznesi.

Raportohet se autorët kanë përdorur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë.

Gjithashtu mësohet se targa e automjetit AA943SG rezulton se është i vjedhur.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, autorët, të cilët qëlluan me kallash, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.

Fatmirësisht, raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të plagosur.

SHKARKO APP