Identifikohet autori i grabitjes në farmacinë në Tiranë. Dyshohet edhe për 2 raste të tjera

Detaje të reja mësohen në lidhje me grabitjen me armë një ditë më parë të një farmacie pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë. Raportohet se personi i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar punonjësen e farmacisë dhe ka marrë xhiron ditore.

Nga verifikimet ka rezultuar se autori ka marrë 17 mijë lekë të reja të xhiros ditore. Autori i veshur me bluzë sportive gri dhe shall të zi në fytyrë ka kapur farmacisten prej rrobash dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë paratë që ndodheshin në një sirtar.

Më pas autori ka lëvizur në këmbë në rrugën “Bardhok Biba” ka dalë në unazë tek rruga “Urani Pano” dhe pasi është rrotulluar pas disa pallateve ka dalë sërish në krah të farmacisë që grabiti për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia po gjurmon lëvizjet e tij me anë të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Nga analizimi i pamjeve policia ka dyshime se është i njëjti autor i grabitjes së farmacisë në blvardin “Zhan Dark” në 21 janar, tek një institucion privat i dhënies së kredisë në rrugën bardhyl në 23 janar. Për këto 2 ngjarje policia dyshon se autor është 21-vjeçari Kristi Cinari me precedent penal në fushën e grabitjeve. Në 2017 kur ishte 17 vjeç ai së bashku me një bashkëmoshatar grabiti me armë një farmaci tek “Rruga e Kavajës”.

SHKARKO APP