Identifikohet personi që qëlloi me armë në Elbasan

Policia ka identifikuar autorin që qëlloi brumjen e sotme me pistoletë në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me pistoletë, në momentin që ka qenë duke lëvizur me makinë personi me të cilin kishte patur konflikt.

Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin A.S.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?