“Idiot ke mbetur”, degjeneron debati mes inxhinierit dhe aktivistit

Aktivisti Aulon Kalaja e ka sfiduar Arben Meçen nëse ky i fundit ka qenë për inspektim në zonën e Bubqit dhe se sa godina ishin të pabanuara atje.

Nga ana tjetër inxhinieri i ka thënë aktivistit Kalaja se nuk është si ai që gatuan makarona për njerëzit, por që del në terren si ekspert. Më pas situata në studio degjeneroi kur aktivisti me inxhinierin Meçe filluan të ofendonin njëri-tjetrin.

Debati në “360 gradë”

Meçe: Idiot ke mbetur, idiot, kthehu me këmbë në tokë or ti. Do të të shkel me këmbë. Do të shkelin shefat po të kesh këtë mëndje.

Aulon Kalaja: Unë s’kam llogarit bandat jo më ty, unë s’kam pyet për Edi Ramën, shefin tënd.

Arben Meçe: Sipas të dhënave që më ka thënë një në rrugë mua kur vajta në Bubq,  më tha ç’është ky person që na kërkonte lekë ne në emër të ndihmës! Organizimi i shoqërisë civile në Shqipëri ka një strukturë, Kryq të Kuq, Hënë të Kuqe, 4 Fondacione, ti do të jesh.Nuk ke të drejtë të rrëzosh këtë sistem.

Aulon Kalaja: Sistemi dhe qeveria janë të kalbura. Unë e them se unë jam në terren, nuk jam si ti. Kam 14 ditë. Lëri këto budalliqe se nuk i ha kush, janë idiotësira. Nuk po hedh poshtë askënd, dua të bashkëpunoj me të gjithë, Kryqi i Kuq ka ardhur te unë dhe ka sjellë ndihma. Nuk di gjë ti.Mati mirë fjalët kur të flasësh për mua.Sa herë ke ardh në Bubq?

Arben Meçe: 4-5 herë po nuk shpërndaj makarona, vetëm ti. Nuk ke pse u gatuan ti. Bubqi është 1/1000 e dëmit në Shqipëri.

Aulon Kalaja: Sa shtëpi janë dëmtuar në Bubq? Nëse ti nuk përgjigjesh me shifra konkrete mos bëj më debat më me mua në studio.

Arben Meçe: 3000 shtëpi të dëmtuara në Shijak.

360 gradë - Ulërin populli, po Drejtësia?! - 12 dhjetor 2019

SHKARKO APP