Idioti Gjoni që kundërshton debilin Ralf
Ralf Gjoni është padyshim një nga personazhet më “spikatur” të opozitës së re në parlament. Pasi pranoi të pranonte mandatin e deputetit ai ia ka dalë mbanë të jetë në qendër të vëmendjes më shumë se kushdo tjetër në Parlament (edhe pse është në balotazh me Kujtim Gjuzin) për shkak të budallallëqeve që nxjerr nga goja sa herë që i jepet mundësia.
“Perla” e fundit e Ralfit erdhi gjatë seancës së sotme parlamentare, ku ai mbajti një fjalim teksa shprehu shqetësimin e tij për vendimin e Presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve. Në fillim Ralfi tha se nuk është në një mendje me Metën, i cili shpreh shqetësimin për konflikt civil më 30 qershor.
“Me shqetëson që Meta flet për konflikt civil. Nga e mori këtë informacion? Se unë nuk e shoh në terren këtë konflikt civil”, tha Ralf, por shumë shpejt e harroi atë që tha dhe përgënjeshtroi veten mbase pa e kuptuar edhe vetë.
“Nuk kam frikë se them ndonjë sekret, por kam dëgjuar në korridore diplomatike se përflitet që do ketë atentate ndaj politikanëve, pra po përgatiten celula me snajpera që të vrasin politikanë. Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, – tha ndër të tjera deputeti më i “famshëm” i parlamentit shqiptar.
Me pak fjalë, idioti Gjoni gjatë fjalimit të tij kundërshtoi debilin Ralf!
KOHA JONË SONDAZH

