Idrizi, Bushatit: Për çfarë e falënderon Kotzias?

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili falënderonte ministrin e jashtëm të Greqisë, tashmë i dorëhequr, Niko Kotzias.

Përmes një deklarate për mediat, Idrizi pyet Bushatin se për çfarë e falënderon Kotziasin, për varret e grekëve në Shqipëri, për toponimet e turpshme apo për  mos heqjen e ligjit të luftës?

Ja deklarata e Idrizit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri ynë i Jashtëm paska shprehur falenderimin për Ministrin e dorëhequr të shtetit grek, Kotzias. Nuk di se për çfarë e falenderon homologun e uzos dhe të Zorbës ministri ynë? E falenderon për varret e ushtarëve grek që sot ngrihen në territorin tonë megjithëse erdhën si pushtues, ndërsa të rënët tonë që u therën në prag të shtëpisë, ende sot janë shpirtra pa varr? E falenderon për marrëveshjen e turpshme të toponimeve që heq qytetet e vendlindjes së pleqve tanë nga pasaportat e shtetit shqiptar, duke vazhduar kësisoj politikën e diskriminimit ndaj nesh? E falenderon për marrëveshjen e ujrave për të cilën Kotzias mburrej se do merrte ujrat tanë duke zgjeruar të vetat nga 6-12 milje? E falenderon se mos hoqi ligjin e luftës, e sot ministri ynë bën sikur harron se po falenderon ministrin e një shteti me të cilin është zyrtarisht në luftë? E falenderon se bertiste që çeshtja Çame nuk ekziston e që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtor me nazismin? E falenderon se po punonin bashkë për të hequr termin Çameri nga tekstet shkollore shqiptare?

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Çameria, duhet ta dini që do jua ngrijë buzeqeshjen në buzë njësoj si Kotziasit. E drejta e nëpërkëmbur e shpirtrave që humbën jetën dhe të atyre që lanë pas një jetë të tërë e shtëpitë e tyre, është haku njerëzor që do ngrijë çdo akt tradhetie ndaj saj e do na mbajë gjithë jetën tonë përballe armiqve e në krah të miqve. Ne nuk harrojme!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?