Idrizi: Kush do luajë me votat e PDIU, do pësojë zhgënjim të madh

 

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi ishte në qytetin e Beratit, ku përpara mbështetësve shpalosi programin elektoral me të cilin, PDIU i ofrohet qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Ne kemi programin tonë, i cili është i qartë, kombëtarist. Është një program i cili ka në qendër të gjithë ato elemente që i bashkojnë të gjithë shqiptarët, jo që i ndajnë. Por edhe sigurisht nesë flasim që vijmë nga një përkatësi komunitare dhe një padrejtësi familjare, ne e dimë shumë mirë që ne frymojmë njësoj në Kosovë, në Çamëri, në Mal të Zi, në Maqedoni, kudo që janë shqiptarët.

Dhe pikërisht ky kohezion ne na përbashkon dhe si frymë në Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet. E brenda këtij vokacioni për bashkimin ekonomik të shqiptarëve dhe për kthimin tek trashëgimia kulturore, historike të cilën të tjerët mundohen të na e ulin, të na bëjnë që ta harrojmë, pikërisht në këtë vokacion që ne kemi, ne gjejmë dhe pozicionin tonë: ne jemi besnik të kauzave tona, ne jemi besnik të elektoratit tonë”, u shpreh Idrizi.

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka denoncuar sërish veprimet arbitrare të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe veçanërsisht nga kryetarja e këtij institucioni.

“Unë sigurisht do vazhdoj ta denoncoj dhe po garantoj atë dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe çdo kënd që mendon se mund të luaj me votat e PDIU, do pësoj një zhgënjim shumë të madh. Ne dimë të jemi luajal në koalicione, por ne i ofrojmë ndihmën tonë, përkrahjen tonë atij që na respekton dhe që në mënyrë reciproke jep mbështetje për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet”, deklaroi Idrizi.

SHKARKO APP