Idrizi: S’do lejojmë askënd të na tjetërsojë votën

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi koalicionin ku ai bën pjesë se nuk do t'i lejojë t'i tjetërsojnë votën.

“Ne ju garantojmë që nuk do ketë forcë, nuk do ketë ligj që do të tjetërsoi votën e PDIU. Unë po u bëj thirrje gjithë partive politike sot, ne kemi qenë luajial, ne kemi përkrahur çdo aleancë ku kemi qenë, por sigurisht që pozicioni dhe qëndrimi jonë do të kondicionohet nga raporti që ato do të kenë me votat e pdiu. Unë dua të garantoi çdo shqiptar, por në radhë të parë të gjithë mbështetësit e pdiu që ne i kemi të gjithë mekanizmat që ta ruajm votën e pdiu por edhe votën e çdo shqiptari”, tha ai  gjatë një takim elektoral në Cërrik.

Kolegji Zgjedhor ashtu si KQZ disa ditë më parë i hoqën të drejtën për të pasur numërues në zgjedhjet e 21 qershorit duke ia dhënë këtë të drejtë nga kampi i majtë PS­-së dhe LSI-­së. 

SHKARKO APP