IGJEUM: Fieri, Vlora e Gjirokastra janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret

Sot në ditën e 12-të të zjarreve në vend, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije se Fieri, Vlora e Gjirokastra janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e sotme.

Sipas IGJEUM, në datë 4 (sot) dhe 5 gusht (nesër), pritet një nivel i lartë rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërkohë, lidhur me reshje të mundshme të shiu, të ditët në vazhdim nuk pritet të ketë reshje në asnjë qark të vendit.

“Sot pasdite (e mërkurë dt. 04) dhe nesër (e enjte dt. 05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt. 05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)”.

SHKARKO APP