IGJEUM: Vazhdon rënia e prurjeve të lumenjve, priten reshje të dobëta

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM sot, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë rënia e prurjeve.

Nivelet e ujit në Ultësirën e Nën Shkodrës do të vazhdojnë të ulen. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve përgjatë datave 28 dhe 29 Mars 2018. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen probleme nga përmbytjet.

Sot pasdite priten reshje të dobëta, kryesisht në zonat malore. Të enjten nuk priten reshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.29) pritet të fryjë e lehtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?