Igli Cara: T’i japim fund keqpërdorimit të financave publike. Ndryshmi në Durrës nis nga transparenca
Pasditen e kësaj të hëne, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara në një aktivitet të zhvilluar nga partitë e vogla opozitare, u shpreh mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë në këto zgjedhje.
Cara premtoi ndryshim të bashkisë së Durrësit, që siç u shpreh ai do të nisë nga transparenca. Ai u shpreh se do ti jepet fund klientelizimit dhe keqpërdorimit të parave publike. Sipas Carës, bashkia Durrës shërben si njësi shërbimi i qeverisë Rama.
“Ndihem i vlerësuar për iniciativën tuaj për të zhvilluar këtë takim, për mbështetjen e hapur për kandidaturën time. Ndihem mirënjohës. Përtej ndasive qëndrojnë vlerat, përtej pragmatizmit qëndron integriteti dhe synimi i përbashkët për ndryshim. Ndryshimi është kryefjala e këtyre zgjedhjeve. Ndryshim që do ta bëjë Durrësin më të paqtë”,-tha Cara.