”Ik, ik, ik”… Si iku Rama sot nga kuvendi (VIDEO)
Kjo seancë në kuvend zgjati pak orë. Teksa opozita bllokoi foltoren, dhe maxhoranca votoi e vetme ligjet e ditës, kryeministri Edi Rama iku nga salla me këtë korr të fjalëve nga opozita. ”Ik, ik, ik…”.
Kur deputetët e mazhorancës votonin ligjet e ditës, opozita ishte mbledhur në foltore dhe fjala e deputetëve përcillej live nëpër rrjetet sociale. Në këtë seancë kryeministri zgjoi të mos fliste, ndërsa me propozimin e kreut të grupit të PS-së u kalua direkt në votim, duke anashkaluar kështu diskutimet.
Prej disa javësh, Kuvendi dhe Komisionet Parlamentare kanë dalë nga funksioni, pasi skenari i opozitës është që të flitet vetëm për çështjen ”Xhafaj”, dhe për rrëzimin e qeverisë ”Rama 2”.
Nga foltorja e bllokuar e Kuvendit, Edmond Spaho teksa ishte live në facebook-un e PD-së, dhe iu drejtua mazhorancës duke thënë se po e çon vendin në një konflikt social.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi që të hiqej dorë nga diskutimet dhe të kalohej me një herë në votim. ”Shqiptarët nuk duan fjalë po vepra, votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës. Zoti kryetar i Kuvendit dua t’u kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.
{“videoid”:”1527761219414″,”type”:1,”ratio”:0.75}
KOHA JONË SONDAZH

