Ikën biznesi i huaj – Pakësohen ndërmarrjet e mëdha dhe ato nga vendet e BE-së

Numri i bizneseve të huaja në Shqipëri ra lehtë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj arriti në rreth 6259, në rënie me 0.6% krahasuar me një vit më parë.

Në total, kjo rënie ishte më e kufizuar krahasuar me pakësimin e përgjithshëm të ndërmarrjeve private jo-bujqësore në Shqipëri, që për vitin 2018 ishte 3.2%. Por, ajo që bie më shumë në sy është rënia drastike e numrit të bizneseve të huaja të përmasave të mesme dhe të mëdha.

Kështu, numri i ndërmarrjeve të huaja me mbi 50 të punësuar ra me 22%, ndërsa numri i ndërmarrjeve me 10 deri në 49 të punësuar ra me 17%. Rreth 79% e ndërmarrjeve të huaja kanë përmasa të vogla, me më pak se katër individë të punësuar, peshë kjo në rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i takon origjinës së kapitalit, ndërmarrjet e investitorëve nga Bashkimi Europian vazhdojnë të dominojnë, me 64% të totalit, por pesha e tyre ka rënë me rreth 3 pikë përqindje. Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve me aksionerë nga vendet e BE-së  u pakësua me më shumë se 100 njësi, ndërsa u shtuan 200 biznese që i takojnë aksionerëve jashtë BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas shteteve, struktura e ndërmarrjeve të huaja në ekonominë shqiptare dominohet nga sipërmarrja italiane. Për vitin 2018, ndërmarrjet me pjesëmarrjen e aksionerëve italianë ishin përbënin rreth 46% të totalit. Italia ka një diferencë të thellë në raport me sipërmarrjet e vendeve të tjera, ku e dyta vjen Greqia e Kosova me rreth 7% dhe Turqia me 6% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve. me 8%, e më tej Kosova dhe Turqia me afërsisht 7%.

Aktiviteti i bizneseve të huaja sipas sektorëve është i ngjashëm me strukturën e përgjithshme të sipërmarrjes në Shqipëri dhe shumica janë të angazhuara në sektorët e shërbimeve. Rreth 76% e bizneseve të huaja punojnë në shërbime, ndërsa ato ndërmarrje që punojnë në prodhim kryesisht janë të angazhuara në industri dhe në ndërtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?