Ikën Erdogan. Po mbërrin kryeministri serb në Tiranë

 

Pas Presidenti turk Erdogan , qe ishte sot ne Tirane , do te vije me 27 maj kryeministri serb. Dy ditë përpara se të jepet vendimi përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kryeminstri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare. Lajmi është dhënë nga gazeta serbe “Danas” e cila i referohet burimeve nga kabineti i kryeministrit serb dhe atij shqiptar. Sipas kësaj gazete, Vuçiç do të jetë në Tiranë në 27 maj, ndërkohë që në 29 maj KAS-i do të japë vendimin përfundimtar për ndeshjen që trazoi sërish marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë marrëdhëniet në rajon dhe të investojmë për paqen dhe stabilitetin. Vetëm nëpërmjet paqes dhe marrëdhënieve reciproke të mira rajoni mund të ecë përpara dhe të integrohet”- ka deklaruar Vuçiç.

Në vizitën e Ramës në Beograd, pati një situatë të tensionuar në momentin kur kryeministri shqiptar i kërkoi Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vizita e Vuçiç është e para e një kryeministri serb në Shqipëri.

Mesohet se kryeministri Rama do ti beje nje pritje te vecante dhe korrekte,aqsa do te habise edhe palen serbe, pasi Edi Rama po synon te kthehet ne nje lider rajonal sipas porosise se kancelares gjermane Merkel.

SHKARKO APP