Ikën Hoxha, ja kush emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

Klevis Qose do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Emërimi ka ardhur  në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Propozimi u bë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, propozim ky i cili gjeti dakordësinë edhe të ministrave.

“Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës”, thuhet në vendim.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Ervin Hoxhën, i cilu u emërua në krye të IMT. Qose më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?