Ikën Jankullovska dhe shefi shërbimit sekret

 

Ministrja për Punë të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska (lart) dorëhiqet nga posti ministror. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policor në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.  Edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra e ministit të Financave, si dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.

Mësohet se dorëheqje ka dhënë edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski.

Pas saj, Reuters, bën me dije se edhe Shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Saso Mijalkov(poshte), i cili e ka nip kryeministrin Nikolla Gruevski dhe mbahej si mentori i tij, ka dhënë dorëheqje.

Pas ketyre dorheqjeve bombe shefi i opozites Z​oran Zaev ka shkruar një status në Facebook (poshte). Ai thotë se "Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit". "Gjithçka që flasim po vërtetohet, kjo është dëshmi për përgjimet dhe autencitetin e bisedave. Kjo është dëshmi për përmbajtjen e bisedave që konfirmojnë të gjitha shkeljet ligjore dhe kriminalitetin e Nikolla Gruevskit dhe kreut të pushtetit. – Nuk është koha për triumfalizëm!- Dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakievskit dhe Sasho Mijallkovit nuk janë qëllimi ynë kryesor. – Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit."

SHKARKO APP